FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gugash Magani pranë firmës me Teutën

Gugash Magani pritet të jetë trajneri ri i Teutës. 50 – vjecari edhe pse ende nuk ka zyrtarizuar marëveshjen me klubin, ka rënë parimisht dakord me presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliu për t’u rikhtyer në drejtimin e “Djemve të Detit”. Trajneri peqinas që drejtoi Tiranën për 15 muaj duke u bërë trajneri më jetëgjatë në krye të bardhebluve në 20 vitet e fundit, ka pranuar të jetë timonieri i projektit të ri të klubit bregdetar. Magani ka drejtuar më parë Teutën nga Janari deri në Dhjetor të vitit 2013, duke e lënë skuadrën në vendet e para të klasifikimit.

Tashmë ky rikthim vjen dhe si nevojë për të nisur një cikël të ri tek Teuta, që synon të jetë një faktor në sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Drejtuesit e klubit pas një sezon të vështirë, po synojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për të arritur zonën europiane, dhe për të rivalizuar me emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Për Maganin kjo është aventura e 6 si trajner edhe pse bëhet fjalë për një rikthim të tijin në Niko Dovana. 50-vjecari ka drejtuar më parë Flamurtarin, Besën, Shkumbinin, Teutën dhe Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?