FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gundogan drejt Anglisë, Boateng kërkohet nga Lazio

Ilkay Gundogan nga sezoni i ardhshëm mund të bëhet pjesë e Premier Leagues.  Mesfushori nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Borusia Dortmund, e cila skadon në vitin 2016, dhe në këtë mënyrë duket i destinuar të largohet nga “Signal iduna Park”, pasi klubi verdhezi nuk ka ndërmend ta humbasë turko-gjermanin falas në qershor të vitit të ardhshëm.  Arsenali, Manchester City dhe Manchester United janë vënë në gjurmët e 22- vjeçarit dhe pritet që gjatë merkatosë së verës të dërgojnë edhe ofertat e tyre në drejtim të klubit nga Ëestfallen.

Lazio

Iglia Tare nis kontaktet me Kevin Prince Boateng

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazio konsiderohet skuadra e re e Kevin Prince Boateng. Për futbollistin 28 vjeçar i cili u përjashtua nga Schalke 04 pak ditë më parë kërkon të përfitojë në maksimum drejtori sportiv i bardhekaltërve dhe ish-kapiteni i kombëtares sonë Igli Tare. Madje sipas mediave italiane kryeqytetasit i kanë ofruar tashmë ganezit një kontratë 4 vjeçare nga e cila, nëse firmos do të përfitoj 2.2 milion euro në sezon. Me sa po kuptohet gjasat janë që shumë shpejt ish-lojtari i Milanit t’i bashkohet në “ Formello” ekipit të Lacios ku luajnë Etrit Berisha dhe Lorik Cana. Lacio po mendon që tani për sezonin tjetër në Champions.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?