FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gurbanov: Më kënaq barazimi, edhe në Baku do jetë e vështirë

Trajneri i Qarabag-ut, Gurban Gurbanov e ka pranuar se Partizani e vendosi shumë në vështirësi në ndeshjen e parë. Ai evidentoi faktin që i pëlqyen disa elementë, ndërkohë që kërkoi kujdes dhe në sfidën e kthimit.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë për ne dhe kundërshtari luajti shumë mirë në mbrojtje. Ishte e vështirë për lojtarët tonë. Edhe pse morëm barazim, në Baku do të jetë ndeshje e vështirë. Partizani ka lojtarë të shpejtë në kundërsulm. Do të përgatitemi mirë. Duke parë si shkoi ndeshja jam i kënaqur me këtë barazim që kemi marrë.

Futbollisti që vuri më shumë në vështirësi? Kishte disa lojtarë që më pëlqyen dhe mënyra si ishte vendosur, loja taktike dhe teknike. Janë dy ekipe kampionë. Nuk është dobësuar ekipi im dhe të dyja e meritonin të ishin në këtë fazë. Mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi dhe Partizani janë dy ekip ndryshe me lojë ndryshe. Nuk mendoj për ndeshjen e para një viti”, tha trajneri Gurbanov.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?