Guri shkëlqen në Belgjikë, shënon gol dhe fiton penallti (VIDEO)
Sindrit Guri më në fund ka gjetur rrugën e rrjetës sotme me ekipin e Ostendes në Belgjikë, në ndeshjen që ekipi belg luajti në transfertë ndaj Cercle Bryzh dhe të mbyllur në shifrat 2-2.
Në minutën e 64-t, vendasit zhbllokuan shifrat me Hazard. Në minutën e 70-të, në lojë u fut Sindrit Guri, dhe vetëm 5 minuta më pas, shkodrani shënoi me kokë.
Pas një topi në zonë, sulmuesi shkodran kërcen mjaft mirë me kokë, duke realizuar golin e barazimit momental. Në minutën e 81-të, ishte sërish Guri protagonist. Ish-sulmuesi i Kukësit, fitoi penalltinë, e cila u shndërruar më pas nga gol nga Bonen, por kjo nuk mjaftoi për të fituar pasi vendasit do të shënonin sërish.
KOHA JONË SONDAZH

