FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haaland është një fans i Juventusit, zbulohet foto e para dy viteve në stadium

Juventus është shumë pranë blerjes së një prej sulmuesve më të talentuar në Europë, Erling Haaland. Bardhezinjtë e kanë refuzuar më parë në vitin 2018, teksa mund ta merrnin vetëm për 4 milionë euro, por paraqitjet mjaft të mira në Champions League, duket se i kanë bindur drejtuesit torinez të rilidhen në sulm.

Së fundmi në rrjetet sociale është zbuluar një foto e bomberit norvegjez, i cili ishte i pranishëm në “Allianz Stadium” për të ndjekur ekipin torinez, si fans i saj. Së bashku me të ishte edhe babai i tij, i cili është edhe agjent, Pedersen. Mbetet të shohim nëse operacioni do të finalizohet këtë janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?