Hamilton triumfon edhe në Çmimin e Madh të Toskanës
Lewis Hamilton vijon të dominojë në Formula 1. Pas garës jo shumë pozitive në Monza, piloti britanik reagoi menjëherë në Çmimin e Madh të Toskanës me garën që u zhvillua për herë të parë në pistën e Mugellos duke triumfuar me dominim.
Pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bulli i Albon. Garë e turpshme për Ferrarin me Leclerc që u rendit i 8-ti ndërsa Vettel që vazhdon të ketë probleme të shumta u pozicionua në vendin e 10-të.
Paraqitje pozitive ajo e Daniel Ricciardos që me Renault e tij u pozicionua në vendin e 4-t. Për Leëis Hamilton kjo ishte fitorja e 90-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një sukses larg rekordit të Michael Schumacher.
KOHA JONË SONDAZH

