FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hamsik transferohet zyrtarisht në Kinë, përfiton 27 milionë euro për 3 vite

Përfundon pas 12 vitesh, aventura e Marek Hamsik me Napolin. Futbollisti sllovak do te transferohet në Kinë te skuadra Dalian, ku do të përfitojë 9 milionë euro neto në sezon për tre vitet e ardhshme. Në arkat e Napolit do të kalojnë 5 milionë euro menjëherë dhe 15 të tjera vitin e ardhshëm.

Zyrtarizimi u bë nga avokati Mattia Grassani, përfaqësues ligjor i Napolit. “Hamsik është një lojtar i Dalian nga ora 20:30 e mbrëmjes.”

Pas një stopimi disaditor, telenovelës “Hamsik” i erdhi fundi. Sllovaku, që aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij, qytetin Banska Bystrica, do të udhëtojë drejt Kinës këtë të enjte. De Laurentiis ia dha lejekalimin vetëm pasi mori garanci nga banka kineze për paratë që do të përfitojë nga klubi i vendin aziatik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?