Handanovic shpëton Interin, Atalanta merr vetëm një pikë në “San Siro” (VIDEO)
Inter dhe Atalanta kanë ndarë nga një pikë sonte në mbrëmje në “San Siro” duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Ndeshja do të niste në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Contes që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 4-t.
Pas një kombinimi të bukur mes Lukakut dhe Martinez, argjentinasi do ta dërgonte topin në rrjetë. Atalanta më pas merr kontrollin e lojës me kalimin e minutave duke e vendosur lojën të gjithën në gjysmëfushën e zikaltërve. Në pjesën e dytë Gasperini hedhë në fushë Malianovsky-in dhe Muriel, duke shtuar edhe më shumë rrezikshmërinë në portën e Handanovic, i cili bën disa ndërhyrje shpëtimtare.
Bergamaskët gjetën rrugën e rrjetës me Gosens në minutën e 75-të, me një goditje me të majtën nga një pozicion i vështirë. Atalata kishte mundësinë për të shënuar golin e avantazhit dy minuta nga fundi nga pika e bardhë me Muriel, por Handanovic e ndal me një pritje fantastike. Një ndeshje e dominuar nga Atalanta, por në fund të dyja skuadrat marrin nga pika. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

