Harrojeni Messin dhe Ronaldon, Mbappe është i riu më i mirë në historinë e Championsit

Ishte dita e tij dhe ai nuk zhgënjeu. Kylian Mbappe shfaqi vlerat e tij në “Old Trafford” duke i shkaktuar një humbje të rëndë United. Vetëm 20 vjeç dhe në mungesë të Neymar dhe Cavanit, sulmuesi i talentuar francez, konfirmoi se mbetet një “diamant” i çmuar edhe në ditët më të vështirë.

Shumë pak njerëz në botë mund të kenë dyshime për të ardhmen e ndritur të Kylian Mbappe. Ai tregoi vlerat e tij në aventurën në Monaco, duke shënuar gola të rëndësishme. E cilësojnë si një talent natyral si Messi, Cristiano Ronaldo, Griezmann apo Neymar.

Mbappe vijon të thyejë rekorde. Në vitin 2018 fitoi Kupën e Botës në Rusi dhe vijon që të shkëlqejë me PSG në Ligën e Kampionëve. Ka debutuar në moshën 16 vjeç e 347 ditë në elitën e futbollit evropian. Francezi është golashënuesi më i ri në historinë e Monacos dhe të PSG, por edhe i riu që ka shënuar më shpejt në gjysmëfinalen e Champions League, apo për të arritur në kuotën e 10 golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistikat e bëjnë një nga shënuesit më të mirë në historinë e Championsit. Në moshën 20 vjeç e 54 ditë, francezi ka shënuar 14 gola në 24 ndeshje, një rekord i pabesueshëm. Në moshën e tij vetëm benzema i afrohet disi me 6 gola. Ronaldo 20 vjeç ende nuk kishte shijuar golin e parë në Champions, ndërkohë që Messi vetëm dy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër fakt interesant është se 10 nga 14 golat e shënuar janë realizuar në transfertë. Këtë sezon ai ka shënuar në fushën e Manchester United, Liverpool apo të Crvena Zvezdës. Sezonin e kaluar shënoi në 3 nga katër stadiumet ku luajti. I mungoi goli vetëm në ndeshjen e luajtur në “Bernabeo”. Pavarësisht moshës së ri, Mbappe ka gëzuar edhe në fusha të tjera të vështira si në Mynih, apo më parë në “Juventus Stadium”, “Etihad Stadium”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?