Hasan Lika zyrtarisht nuk është më trajner i Luftëtarit
Vijon vala e largimeve në Kategorinë Superiore. Pas Mezanit, edhe Hasan Lika ka zyrtarizuar largimin nga Luftëtari. Marrëveshja mes teknikut 58-vjeçar dhe klubit gjirokastrit përfundonte më 31 maj dhe aktualisht nuk ka asnjë detyrim kontraktual mes palëve.
Për momentin presidenti Tavo ende nuk e ka konfirmuar nëse do të tentohet një marrëveshje e re me Likën, apo do të provohet një tjetër rrugë, ndoshta me një trajner që do të vijë nga jashtë kufijve.
Lika e morri drejtimin e bluzinjve në muajin tetor kur skuadra po kalonte një moment krize. Nën drejtimin e tij Luftëtari arriti të konkretizonte rezultatin më të rëndësishëm në historinë e klubit, pjesëmarrjen në Europa League. Në 30 takime në kampionat ai arriti të koleksiononte 15 fitore duke përmirësuar jo vetëm fazën sulmuese, por edhe atë mbrojtëse.
KOHA JONË SONDAZH

