Hazard: E kam marrë vendimin, e di se çfarë do të bëj
Eden Hazard është përfolur shpesh herë në media për një transferim të mundshëm te skuadra e Real Madrid. Ylli belg është tërhequr nga kjo ide, por klubi londinez vendosi për të mos ta lënë të lirë gjatë verës së fundit. Ai duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë aventurën e tij me Chelsea-n, apo të largohet nga Londra dhe të provojë fatin te Real Madrid.
“E di atë që do të bëj, kam marrë një vendim. Nuk më pëlqen ajo që është rreth futbollit. Nëse do të kisha mundësinë të luaja 90 minuta çdo të diel dhe për pjesën tjetër të bëja atë që do të doja, do të ishte maksimumi”, deklaroi ylli i Chelsea-t për “RMC Sport”.
Hazard ka një kontratë deri në vitin 2020 me Blutë e Londrës, por nuk dihet ende nëse në verën e këtij viti do të vendosë për të shkuar në Madrid. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

