FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hazard ka një thirrje për tifozët e Realit: Më gjykoni në sezonin e dytë!

Eden Hazard nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në sezonin e parë me Real Madrid. Futbollisti belg u transferua për 100 milionë euro nga skuadra merengues, por ka uajtur dëmtimet e shumta. Ai ka regjistruar vetëm 15 ndeshje në total në La Liga dhe Champions League.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Hazard ka theksuar se shpresonte të ishte gati për Euro 2020 që tashmë është shtyrë për vitin tjetër ndërsa shtoi se tifozët duhet ta gjykojnë në sezonin e tij të dytë.

“Sezoni im i parë te Real Madrid ishte i keq, megjithatë jo gjithçka shkoi keq. Ishte një vit për t’u adaptuar më shumë, dua që të gjykohem në sezonin e dytë. Është në dorën time të jem në formën maksimale vitin tjetër. Këtu grupi i lojtarëve është shumë i mirë, kam njohur njerëz të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një eksperiencë shumë e mirë për mua, kam edhe katër vite kontratë e shpresoj të jem në formë të mirë. Kisha planifikuar të luaja në këtë Europian, por do ta kemi në vitin tjetër. Më vjen keq, tani synimi im është të kthehemi në formë. Edhe për fansat do jetë e vështirë të mos e shohin kompeticionin në këtë vit, por në jetë ka prioritete”, u shpreh Hazard.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?