Herdi Prenga ndërron skuadër, transferohet në Letoni

Herdi Prenga transferohet te skuadra e Riga-s, ekipi kampion në fuqi i Letonisë. Mbrojtësi do të luajë për 2 sezone në vendin Baltik, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.

Prenga debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Izraelit më 7 shtator të vitit 2018 për UEFA Nations League, po ashtu ishte edhe për ndeshjen me Islandën. Mbrojtësi 24 vjeçar ka lindur në Kroaci dhe ka qenë pjesë akademisë së Dinamo Zagreb, për t’u huazuar më vonë tek skuadra e Sesvete, tek Lokomotiv Zagreb u shit në qershor të vitit 2015, ndërsa së fundi ishte te Inter Zapresic.

Te Inter Zapresiç Prenga kishte regjistruar 13 prezenca në këtë sezon, duke rënë në sy të emisarëve të klubit letonez, që ia doli me sukses të fitojë shërbimet e mesfushorit, te i cili beson shumë. FC Riga është kampionia në fuqi e Letonisë, titull që synon të ruajë edhe në sezonin e ardhshëm, që në ish Republikën Sovjetike nis pas pak javësh, në fillimin e muajit mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionati në Letoni nis në fillim të muajit mars dhe mbrojtësi kuqezi do të ketë shansin të luajë një sezon të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?