Hidhet shorti i Kategorisë Superiores, përcaktohet kalendari 2015-16′
Hidhet shorti i kampionatit të ri të Superiores. Më 22 gusht do të fillojë kampionati i ri i Superiores, ndërkohë që finalja e Superkupës, që do të hapë sezonin e ri, mes Skënderbeut dhe Laçit, nuk është caktuar akoma. Derbin e parë të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, nga katër të tillë gjithë sezonin, do ta kemi në javën e 6-të, ku pritës do të jenë të kuqtë
Sot në mesditë, në mjediset e FSHF-së, u hodh shorti i kampionatit të 77-të kombëtar, i Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm futbollistik. Të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve, ndërkohë që procesin në fjalë e udhëhoqi sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku dhe drejtori i Garave në FSHF, Lusjen Nurishmi. Kalendari i javës së parë të Superiores ka vendosur përballë skuadra të tilla rivalizuese, si Partizani dhe Laçi, në kryeqytet, Skënderbeu kampion do të jetë mysafir i kuqebluve të Shkodrës në një fushë ku do ta sigurojnë këta të fundit, ngaqë “Loro Boriçi” nuk mund të jetë gati deri në tetor.
Flamurtari dhe Teuta kanë mes tyre derbi bregdetarësh, ndërsa Tirana dhe Kukësi do ta startojnë aktivitetin kundër debutuesve në elitën e futbollit tonë. Më konkretisht, Tirana luan në transfertë me Tërbunin, ndërsa Kukësi pret ballshiotët. Më 22 gusht do të fillojë kampionati i ri i Superiores.
Tirana-Partizani
Derbin e parë të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do ta kemi në javën e 6-të, ku pritës do të jenë të kuqtë. Kampionët e Skënderbeut dhe nënkampionët e Kukësit do të ballafaqohen për herë të parë për hesap të kampionatit të ri në javën e dytë, në Korçë, ndërsa “demat” dhe “ujqërit e dëborës” do të sfidojnë njëri-tjetrin në javën e tetë, në “Qemal Stafa”. Kujtojmë se kampionati i Superiores është me katër faza. Dy fazat e para kanë nga 9 javë secila dhe luhen me sistemin vajtje-ardhje. Më pas procedohet me short për dy fazat e tjera, sipas një skeme të paracaktuar. Këtu luan rol renditja e skuadrave në fund të fazës së dytë.
Ultimatum debutuesve
Dy skuadrat debutuese në Superiore në sezonin e ri kanë kohë deri më 31 korrik për të plotësuar kushtet infrastrukturore, që kërkon licensimi. Nëse Bylis dhe Tërbuni nuk do të jenë në rregull me manualin përkatës që ka FSHF-ja për të miratuar stadiumet e Kategorisë Superiore, atëherë do të jenë të detyruara të luajnë sërish një kategori më poshtë. Ilir Shulku, sekretari i FSHF-së, ka njoftuar se qeveria e futbollit tonë ka gjithë të drejtën që të zgjedhë dy skuadra të tjera, me infrastrukturën e duhur, për t’i bërë pjesë të Superiores, në vend të pukjanëve dhe ballshiotëve. Kuptohet, nëse këta të fundit nuk plotësojnë kriteret infrastrukturore për të luajtur në elitën e futbollit shqiptar.
Ilir Shulku
Pas hedhjes së shortit, sekretari Ilir Shulku theksoi “Prej sot, ka startuar në mënyrë figurative edicioni i ri, për shkak se skuadrat kanë njohur kundërshtarët dhe datat e ndeshjeve, ndaj nisin të bëjnë planet e tyre. Urojmë që ky edicion të ketë cilësinë dhe rivalitetin e atij që sapo u mbyll, madje të një niveli edhe më të lartë”.
Një kampionat me 10 skuadra rikthehej të aplikohej pas tetë sezonesh në elitën e futbollit shqiptar. Sezoni 2014-2015 ishte i pari pas tetë vitesh që u luajt me katër faza në Superiore. Natyrisht, jo të gjithë klubet janë pro kësaj skeme, por FSHF-ja ka qenë e vendosur për ta bërë kampionatin me 10 skuadra, duke ndjekur shembullin e Austrisë, Zvicrës dhe vendeve të tjera europiane.
Sezoni i ri
Një kampionat me më pak ekipe rrit cilësinë në nivelin më të lartë të përfaqësimit në futbollin shqiptar. Nga ana tjetër, përveç kësaj, duke qenë se klubet janë vetëm 10 dhe jo 12 apo 14, siç kanë qenë në sezonet e kaluara, të ardhurat e tyre shtohen. Bëhet fjalë për shpërndarjen e paràve që u takojnë klubeve nga shitja e së drejtës televizive, teksa do të përfitojnë më shumë nga çfarë kishin marrë deri në sezonin 2013-2014. Sigurisht, marketingu pritet të jetë më efikas. Jo vetëm reklamat, por të ardhura të mëdha pritet të kenë klubet nga shitja e biletave. Interesimi do të jetë gjithnjë e në rritje, për vetë faktin se ndeshja të tilla si Tirana-Partizani, Vllaznia- Tirana, Partizani-Skënderbeu etj., nuk do të luhen vetëm dy herë, por katër herë gjatë sezonit, pa marrë parasysh këtu që mund të përballen edhe në Kupën e Shqipërisë. Mirëpo, kjo skemë ka edhe anët e veta negative, për shkak të tkurrjes së futbollit nga ana gjeografike. Disa qytete të mëdha si Gjirokastra, Lushnja, Berati, Kavaja etj., janë penalizuar nga kjo skemë.
Rregullorja për sezonin 2015-2016
1. Kategoria Superiore do të jetë me 10 skuadra dhe do të zhvillohet me katër faza gjatë sezonit 2015-2016.
2. Në përfundim të sezonit, skuadrat e renditura përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të, bien automatikisht nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Parë.
Kupat e Europws
a) klubi që shpallet fitues i kampionatit kombëtar në sezonin 2015- 2016, do të marrë pjesë në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.
b) klubi që shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë në sezonin 2015- 2016 merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
c) klubi që renditet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
d) klubi që renditet në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit merr pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
e) nëse klubi i shpallur kampion fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi tjetër finalist i kupës, do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
f) nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë në klasifikimin e përgjithshëm, fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
g) nëse skuadra e shpallur kampione shpallet njëkohësisht fituese e Kupës së Shqipërisë dhe nëse skuadra finaliste e kupës është renditur në vendin e dytë ose të tretë të kampionatit në klasifikimin përfundimtar, atëherë skuadra e renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.
Kalendari-Kategoria Superiore – Faza e parë
Java 1
PARTIZANI – LAÇI
FLAMURTARI – TEUTA
VLLAZNIA – SKËNDERBEU
KUKËSI – BYLIS
TËRBUNI – TIRANA
Java 2
PARTIZANI – FLAMURTARI
BYLIS – TËRBUNI
SKËNDERBEU – KUKËSI
TEUTA – VLLAZNIA
LAÇI – TIRANA
Java 3
FLAMURTARI – LAÇI
VLLAZNIA – PARTIZANI
KUKËSI – TEUTA
TËRBUNI – SKËNDERBEU
TIRANA – BYLIS
Java 4
PARTIZANI – KUKËSI
FLAMURTARI – VLLAZNIA
SKËNDERBEU – TIRANA
TEUTA – TËRBUNI
LAÇI – BYLIS
Java 5
VLLAZNIA – LAÇI
KUKËSI – FLAMURTARI
TËRBUNI – PARTIZANI
TIRANA – TEUTA
BYLIS – SKËNDERBEU
Java 6
PARTIZANI – TIRANA
FLAMURTARI – TËRBUNI
VLLAZNIA – KUKËSI
TEUTA – BYLIS
LAÇI – SKËNDERBEU
Java 7
KUKËSI – LAÇI
TËRBUNI – VLLAZNIA
TIRANA – FLAMURTARI
BYLIS – PARTIZANI
SKËNDERBEU – TEUTA
Java 8
PARTIZANI – SKËNDERBEU
FLAMURTARI – BYLIS
VLLAZNIA – TIRANA
KUKËSI – TËRBUNI
LAÇI – TEUTA
Java 9
TËRBUNI – LAÇI
TIRANA – KUKËSI
BYLIS – VLLAZNIA
SKËNDERBEU – FLAMURTARI
TEUTA – PARTIZANI
Faza e Dytë
Java 10
LAÇI – PARTIZANI
TEUTA – FLAMURTARI
SKËNDERBEU – VLLAZNIA
BYLIS – KUKËSI
TIRANA – TËRBUNI
Java 11
FLAMURTARI – PARTIZANI
TËRBUNI – BYLIS
KUKËSI – SKËNDERBEU
VLLAZNIA – TEUTA
TIRANA – LAÇI
Java 12
LAÇI – FLAMURTARI
PARTIZANI – VLLAZNIA
TEUTA – KUKËSI
SKËNDERBEU – TËRBUNI
BYLIS – TIRANA
Java 13
KUKËSI – PARTIZANI
VLLAZNIA – FLAMURTARI
TIRANA – SKËNDERBEU
TËRBUNI – TEUTA
BYLIS – LAÇI
Java 14
LAÇI – VLLAZNIA
FLAMURTARI – KUKËSI
PARTIZANI – TËRBUNI
TEUTA – TIRANA
SKËNDERBEU – BYLIS
Java 15
TIRANA – PARTIZANI
TËRBUNI – FLAMURTARI
KUKËSI – VLLAZNIA
BYLIS – TEUTA
SKËNDERBEU – LAÇI
Java 16
LAÇI – KUKËSI
VLLAZNIA – TËRBUNI
FLAMURTARI – TIRANA
PARTIZANI – BYLIS
TEUTA – SKËNDERBEU
Java 17
SKËNDERBEU – PARTIZANI
BYLIS – FLAMURTARI
TIRANA – VLLAZNIA
TËRBUNI – KUKËSI
TEUTA – LAÇI
Java 18
LAÇI – TËRBUNI
KUKËSI – TIRANA
VLLAZNIA – BYLIS
FLAMURTARI – SKËNDERBEU
PARTIZANI – TEUTA
KOHA JONË SONDAZH

