Hierro: Portugalia ka një nga lojtarët më të mirë në botë, ne nuk ndryshojmë!

Kupa e Botës nesër sjell një nga ndeshjet më të bukura të fazës së grupeve, teksa Portugalia dhe Spanja sfidojnë njëra-tjetrën në grupin B, por jo për të përcaktuar ekipin kryesues, pasi është shumë herët. Të dyja kombëtaret janë përballur 35 herë mes tyre, me Spanjën që ka arritur 16 fitore, ndërkohë që Portugalia ka vetëm 5.
“La Roja” kanë mbërritur me synime të qarta në Botërorin që po zhvillohet në Rusi, teksa dhe ndryshimi i trajnerit nuk pritet të ketë shumë ndikim. Trajneri Hierro para ndeshjes ka vlerësuar kundërshtarët, teksa është shprehur se ndryshimi në pankinën e iberikëve nuk do të ketë shumë influencë në këtë ndeshje.
“Kemi shumë respekt për skuadrën që është kampione e Europës në fuqi. Ata kanë në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një trajner me shumë eksperiencë. Megjithatë unë kam besim te futbollistët që drejtoj dhe mendoj se jemi në një moment të mirë. E kemi shumë të qartë atë çfarë duam. A do të jetë kjo një finale? Kemi 3 finale sfidën ndaj Portugalisë dhe ndeshjet ndaj Marokut dhe Iranit. Do të bëjmë pak ndryshime. Kemi 2 javë përgatitje dhe që punojmë me një koncept loje. Është e pamundur të ndryshosh, pasi po luajmë mirë prej shumë kohësh”, theksoi Hierro në daljen për mediat. Ndërkohë që në krahun tjetër Queiroz theksoi se dueli ndaj Spanjës do të motivojë futbollistët e tij për të bërë një ndeshje të madhe, ndaj një rivali që sipas tij do të jetë favorit për të triumfuar në Kupën e Botës.
Formacionet e mundshme
Portugali: Rui Patricio; Raphael Guerreiro, Jose Fonte, Pepe, Cedric; Joao Mario, Joao Moutinho, William, Bernardo Silva; Cristiano Ronaldo, Goncalo Guedes
Spanja: David De Gea; Jordi Alba, Sergio Ramos, Gerard Pique, Nacho; Sergio Busquets, Thiago Alcantara; Andres Iniesta, Isco, David Silva; Diego Costa
KOHA JONË SONDAZH

