FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Higuain drejt largimit, fanella e tij nuk është në shitje në dyqanet zyrtare

Gonzalo Higuain ka udhëtuar në Azi me Juventusin, por me numrin 21 mbi shpinë dhe jo 9-n. Klubi bardhezi e ka lënë të lirë në mënyrë strategjike për t’i lënë të kuptojë se mund të zëvendësohet.

Nuk është tashmë mister që argjentinasi nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Italisë, por ai kërkon që të qëndrojë në Torino. Mediat italiane sot kanë zbuluar një tjetër detaj shumë domethënës.

Fanella e tij me numrin 21 në fakt nuk është në shitje në dyqanin zyrtar të klubit. Sipas “Corriere di Torino”, Juventus e ka hequr nga shitja fanellën e tij edhe në dyqane të tjera në qytete të ndryshme të Italisë. Sulmuesi argjentinas pritet që të nisë një aventurë të re te Roma, atje ku e pret krahëhapur trajneri Foncesca. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?