Hila zyrtarizon “divorcin” me Partizanin, ja mesazhi që jep për tifozët

Ardit Hila nuk do të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Mesfushori i të kuqve nuk ka rinovuar kontratën dhe tashmë është i detyruar të shikojë një tjetër alternativë. Futbollisti nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram ka falënderuar tifozerinë e Partizanit, pa harruar t’i japë merita edhe punës së trajnerit Skënder Gega.

Postimi i plotë

“26 vite!
26 vite jete, pas 26 vitesh kampion i Shqiperise me F.k Partizani. Mund te kishin qene dhe 27 si numri i fanelles qe kam mbajtur mbi shpine apo ndoshta edhe me shume!
Te dashur tifoze!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pas takimit qe zhvillova me drejtorin sportiv z. Olsi Rama vendosa te largohem nga F.k Partizani. Kam dhene gjithcka nga vetja per te qene kontribues sado i vogel ne suksesin e ketij klubi. Por i vetem nuk mund t’ia dalesh. Meritat shkojne se pari per ju qe me keni mbeshtetur edhe ne momentet me te veshtira per te me rikthyer me te forte. Meritat shkojne per trajnerin z . Skender Gega, puna e te cilit na solli kete trofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mundem te mos permend koleget me te cilet kam ndare jave pas jave cdo moment. Falenderoj z. Demi per kete mundesi qe me dha.
Te gjithe mbase jemi kalimtare, vetem ju nuk jeni Ultras Guerrils.
Ju uroj suksese ne sezonet ne vazhdim.
Mirenjohje dhe falënderime”, ishin fjalët e Hilës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?