FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historike! Carpi ngjitet për herë të parë në Seria A

Skuadra e Seria B, Carpi  është ngjitur matematikisht në elitën e futbollit italian. Carpi bëhet skuadra e parë italiane e Seria B e këtij sezoni, që siguroi një biletë në Seria A, kur duhen edhe tre java nga mbyllja e garës. Për herë të parë në historinë e futbollit italian, skuadra e qytetit të njohur turistik dhe bregdetar të Carpi, do të luajë në elitën e futbollit italian. Carpi komandon Seria B, me 75 pikë, pas 38 javëve të para, dhe barazoi pa gola në ndeshjen e fundit ndaj Barit duke lënë  pas me 11 pikë Frosinonen e vendit të dytë. Deri në fund kanë mbetur edhe tre javë, çka për Carpin do të jetë formale, sa për të respektuar garën, ndërkohë që festa ka filluar në një ndër qytetet më piktoreske të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?