FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hoffenhaim fitore spektakolare me përmbysje në minutat e fundit ndaj Dortmundit (VIDEO)

Java e 17 e Bundesligës ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme. Hoffenhaim ka arritur një përmbysje të çmendur 2-1 ndaj Dortmundit.

Verdhezinjtë nisën mirë takimin dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 17-të me anë të fantazistit gjerman Mario Goetze, ndërsa ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në 10 minuta para fundit.

Minutat e fundit ishin një makth për Dprtmundin, sepse fillimisht Adamyan dhe më pas Kramaric, shënuan dy herë në portën e Burkit, duke përmbysur rezultatin. Kjo humbje komplikon pozitat e Borussias së Dortmundit në rrugën drejt titullit kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?