Holandezi De Jong rinovon kontratën me Milan

Në momentin që e gjithë vëmendja është hedhur tek afrimet e mundshme, administratori i përgjithshëm i Milan, Adriano Galliani nuk ka humbur kohë dhe ka siguruar shërbimet e një futbollisti shumë të rëndësishëm tepër të kërkuar nga disa skuadra europiane. Mesfushori holandez ishte një nga më të kuotuarit për t’u larguar nga Milani këtë verë me trajnerin e Manchesetr United, Van Gaal që e priste me krahë hapur por edhe me Schalken dhe Ajaxin që kishin shfaqur interes. Por Galliani ka arritur ta bindë holandezin që të vazhdojë karrierën e tij në “San Siro”, deri në moshën 34- vjeçare. Për momentin, te Milan e gjithë vëmendja është hedhur tek afrimet e mundshme. Pas refuzimit të Kondogbia, i cili kaloi te Inter, kuqezinjtë e Milan kanë arritur të gjejnë mesfushorin që kërkonin. Andrea Bertolaci, i cili sezonin e fundit mbylli një sezon pozitiv me Genoa, dhe fitoi edhe grumbullimin në kombëtaren italiane, do të jetë pjesë e Milan për sezonin tjetër. Kartoni i mesfushorit 24 vjeçar i përkiste Romës dhe Genoas, por vetëm 2 ditë më parë verdhekuqtë e blenë tërësisht atë, duke paguar 8.5 milionë euro. Kuqezinjtë e Milan kanë ofruar 15 milionë Euro për mesfushorin e talentuar, të cilat mund të shkojnë në 20 milionë në rast se Milan arrin të sigurojë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Bertolaci pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila ai do të përfitojë 1.5 mln Euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?