Hoteli ku do qëndrojë Messi ka pamje nga… muralja e Ronaldos

Leo Messi do të shkojë në qytetin Kazan, ku do të luajë në raundin e 1/8-ve në Kupën e Botës ndaj Francës, të shtunën në orën 16:00. “Albicelestët” do të qëndrojnë në një hotel me 4 yje “The Ramada”. Por, detaje të vogla, jo për të mos t’i marrë në konsideratë, janë zbuluar. Dhoma e tij do të ketë pamje nga një pikturë murale gjigante e Cristiano Ronaldos.

Duke parë dhe ulje-ngritjet e shumta të Messit gjatë këtij Botërori nuk do të jetë çudi, që ai të vendosë për të ndryshuar hotel. Nuk është aspak mirë për të që të zgjohet në mëngjes, të hapë dritaren dhe… të shohë armikun e tij në faqen e një muri të një pallati, duke i kujtuar se do ta sfidojë në çerekfinale. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?