Huliganët rusë kërcënojnë me vdekje tifozët e…
Huliganët rusë paralajmërojnë tifozët e Anglisë që do të shoqërojnë kombëtaren e tyre në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë, se do të dorëzojnë veten para një dënimi me vdekje.
Ultrasit rusë janë duke u organizuar në rrjetin social rus “VKontakte”, duke premtuar se do ta kthejnë në ferr Kupën e Botës. Reagimi ka ardhur pas një deklarate të fundit nga FIFA, ku shprehej bindja në aftësinë e Rusisë për të garantuar sigurinë e tifozëve.
Një grup i quajtur “Russian Hooligans” thurin plane në rrjetin social se si të përplasen me tifozët anglezë. Ata shkruajnë se do të joshin anglezët në qytetin e vogël të Reutov, pasi aty do të ishin një pre më e lehtë për ta.
KOHA JONË SONDAZH

