Hummels: Nuk mund ta përshkruaj zhgënjimin, na ndëshkoi humbja me Meksikën
Gjermania është eliminuar me turp në Kupën e Botës, duke u mposhtur në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve nga Koreja e Jugut 2-0. Mats Hummels është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes për mediat gjermane.
“Jemi të zhgënjyer, nuk mund ta përshkruaj. Krijuam mjaftueshëm raste për të shënuar por nuk ishte mbrëmja jonë. Asnjë skuadër nuk është e lehtë në këtë kompeticion dhe këtë e pamë dhe sot.
Ndeshja ndaj Meksikës na ka kushtuar shumë. Po të kishim marrë qoftë edhe një pikë ndaj tyre në ndeshjen e parë, nuk do të kishim dalë në sulm me 10 lojtarë në ndeshjen e sotme.
Një disfatë shumë e rëndë, u përmirësuam nga ndeshja e parë, por nuk mjaftoi. Në fund dolën në kërkim të golit dhe humbëm pozicionet në prapavijë dhe si pasojë u ndëshkuam”, tha Hummels.
KOHA JONË SONDAZH

