Hysaj flet në krah të Ancelottit: Mbrojmë 3-0 dhe shmangim gafat

Në prag të ndeshjes së kthimit në Europa League të Napolit ndaj Salzburgut,  në krah të trajnerit Ancelotti, ka qenë Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka shprehur besimin për një tjetër rezultat pozitiv pas fitores 3-0 në takimin e parë.

“Kemi marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe në kthim duhet të kemi përqendrimin e duhur. Duhet të jemi të qetë, të bëjmë lojën tonë. E dimë që është një fushë e vështirë, por le të evitojmë budallallëqet.

Në mungesë të Koulibaly dhe Maksimovic, mund të luani në qendër? Nuk është roli im, por nëse duhet ta bëj, do të përpiqem ta bëj me maksimumin tim. Por janë 23 lojtarë dhe nëse mungon dikush, është dikush tjetër që mund ta zëvendësojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë të fortë dhe e kanë treguar këtë gjë. Thjesht duhet të kemi të qartë se nisemi nga 3-0 dhe duhet ta administrojmë mirë ndeshjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi në gjendje të mirë fizike, Napoli bën një lojë të mirë dhe kam shumë besim se do të ecë përpara dhe do të shkojë larg në Europa League”, deklaroi Hysaj në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?