Hysaj: Largimi i Sarrit? Nuk është një lajm i mirë për mua!

Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut të djathtë të Napolit dhe Kombëtares së Shqipërisë, ka pohuar së fundi se largimi i trajnerit Mauricio Sarri nuk është lajm i mirë për të. Deklaratën mbrojtësi shkodran e nga grumbullimi i kuqezinjve, pasi zërat për të ardhmen e tij sa vjen e shtohen.

“Largimi i Sarrit nuk është një lajm i mirë për mua, duke qenë se me këtë trajner kam punuar për gjashtë vite. Por mendoj se Napoli ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer me Ançelotin, i cili është një trajner shumë i mirë, e dimë të gjithë sa trofe ka fituar. E ardhmja? Nuk e di, ka vetëm zëra. Unë di vetëm atë çfarë është shkruar”,  ka theksuar mes të tjerash futbollisti shqiptar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?