FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj largohet nga Napoli, nis “lufta” mes Atleticos, Interit dhe Romës

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë kësaj sezoni. Mbrojtësi i kombëtares sonë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Supersport”, konfirmoi se është gati për të nisur një aventurë të re, pasi po vuan nën drejtimin e Ancelottin.

 

Atletico Madrid, Inter dhe Roma janë në ndjekje të Hysajt. “Los Colchoneros” janë gati për të ofruar 18 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, por De Laurentiis, as që ka ndërmend që të heq dorë prej tij pa 30 milionë euro. Në fund mund të bihet dakord për shifrën e 25 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faqja e njohur online, “tuttomercatoëeb.com”, Inter ka kërkuar informacione për mbrojtësin e kombëtares sonë, ashtu si edhe Roma. Franco Baldini e pëlqen shumë shkodranin, por do të varet shumë dhe nga trajneri që do të marrë drejtimin e verdhekuqve gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një opsion i mirë mund të jetë edhe Juventusi, por do të jetë e vështirë që bardhezinjtë të heqin dorë nga Cancelo për të transferuar Hysajn, edhe pse mund të marrin Sarrin si trajner. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?