Hysaj merr oferta nga Gjermania dhe nga Rusia

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, por dilema e madhe është se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Gazeta “Corriere dello Sport” shkruan se futbollisti i kombëtares sonë së bashku me Mario Ruin janë me valixhe gati.

Atletico Madrid është shumë përpara në tratativat me shkodranin, teksa së fundmi shpenzuan 126 milionë euro për Joao Felix. Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi është i gatshëm për të mbyllur tratativat, por nuk përjashtohet mundësia për t’u larguar në një ekip tjetër evropian.

Interesi është i madh nga Cholo Simeone, por duhen plotësuar edhe kushtet e huazimit. Nuk përjashtohet hipoteza për në Gjermani, por së fundmi ka sinjale edhe nga Rusia. Schalke 04 dhe Zenit kanë kërkuar informacione për Hysajn, por dhe për Mario Ruin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?