Hysaj në orbitën e Romës, gati takimi me agjentin e shkodranit
Napoli është në kërkim të fondeve në merkato për të mbushur arkën në mënyrë që të bëjë një tjetër goditje në sulm. Një nga futbollistët që pritet të largohet është edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i kombëtares sonë, është në listën e largimit të napolitanëve prej muajsh.
Sipas gazetës italiane “Corriere del Mezzogiorno”, për mbrojtësin shkodran shumë e interesuar është Roma. Verdhekuqtë kërkojnë një mbrojtës krahu, pasi Florenzi dhe Fonseca nuk janë të mjaftueshëm në të djathtë të mbrojtjes. Napoli ka fiksuar çmimin e kartonit që shkon në 20 milionë euro, plus bonuse.
Gazeta italiane shkruan se agjenti Mario Giuffredi shumë shpejtë do të zbarkojë në Dimaro për të pasur një takim me drejtuesit e Romës në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për transferimin në kryeqytetin e Italisë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

