Hysaj: Norvegjia prove mirë, sa i përket interesimit të Bajernit …

Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj ka dalë në konferencën e radhës për shtyp. Futbollisti shkodran beson se miqësorja ndaj Norvegjisë do të jetë një test i rëndësishëm, ndërkohë që ai ka komentuar dhe zërat e fundit të merkato që e shohin larg Napolit në sezonin e ardhshëm.

“Ata janë një kundërshtar mjaft i mirë dhe janë rritur shumë kohët e fundit. Do të jetë një provë mjaft e mirë edhe për ne, për të parë se ku jemi me përgatitjet. Jeni gati për të luajtur në krahun e majtë? Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në krahun e majtë, por nëse ka nevojë trajneri dhe ekipi, unë luaj edhe në të majtë, edhe në qendër, edhe kudo”, ka thënë Hysaj.

Më tej i pyetur për interesimin e Bajernit dhe disa klubeve që janë interesuar për të, ai u përgjigj: Mendoj të luajmë fort në këtë kampionat. Për ofertat nuk e di, pasi kam një klauzolë që vlen 50 milionë euro. Dua të përqendrohem te ndeshjet që kanë mbetur në kampionat dhe të fitojë titullin, që kemi kohë që po e kërkojmë. Normalisht që ndjehem shumë mirë, sepse do të thotë se po vlerësohet puna ime”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund ai ka komentuar dhe situatën e vështirë që po kalon Vllaznia këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj që Vllaznia të rikthehet sa më shpejt ajo që jemi mësuar të gjithë ta shohim. Tifozët shkodranë janë të mrekullueshëm, por skuadra ka nevojë për një president të mirë, që të rikthehet në nivele të larta. Kemi një stadium shumë të mirë dhe nëse Vllaznia rikthehet pretendente, tifozët do ta mbushin plot”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?