FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj te Juventusi? Ja vendimi që kanë marrë kampionët e Italisë

Gazeta italiane “Tuttosport” shkruan se Juventusi ka vendosur që të heqë dorë nga Elseid Hysaj, i cili pritet që të largohet nga Napoli. Futbollisti i kombëtares sonë edhe pse është një nga besnikët e trajnerit Sarri, vlerësohet 25 milionë euro, një shifër që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend që ta investojnë për të.

 

Kjo shifër, megjithatë, mund të paguhet nga Atletico Madrid, që është në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë. Hysaj në këtë mënyrë do të realizojë dëshirën për të luajtur ne një skuadër, ku mund të luajë për të fituar trofe, krejt ndryshe nga çka ndodhur me Napolin.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Laurentiis do të merrte një shumë të konsiderueshme, që mund ta përdorë më pas në operacionin për të rrëmbyer Lozanon ose James Rodriguez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?