FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“I bëj flokët kuqezi nëse Milani do të shkojë në Champions League”

Pas rreth 540 ditësh jashtë fushave të lojës, për shkak të dy dëmtimeve të njëpasnjëshme që pësoi, Andrea Conti është vënë në dispozicion të Gattusos dhe është gati për të dhënë kontributin e tij për skuadrën.

“E dija që do të ishte shumë e vështirë që të luaja sërish në nivele të larta, pasi 540 ditë larg fushave janë vërtetë shumë. Megjithatë tani jam mirë fizikisht dhe pres mundësitë e mia, për t’i shfrytëzuar maksimalisht. Nuk po luaj aq sa do të doja, por kush po luan në vendin tim, po tregon një formë mjaft të mirë, ndaj për momentin kjo është më e rëndësishme”.

Mbrojtësi foli më pas për ëndrrën që të luajë në Ligën e Kampionëve me Milanin, ndërsa nuk i kurseu komplimentet as ndaj sulmuesit anësor spanjoll, Suso.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Suso vjen shumë shpesh për të mbrojtur deri në kufijtë e zonës tonë dhe kjo natyrisht që e penalizon disi në fazën sulmuese, por na ka ndihmuar që të jemi një nga mbrojtjet më të mira. Kur isha te Atalanta, u bëra biond pasi skuadra u kualifikua në Europa League, por nëse do të shkojmë në Champions me Milanin, do të bëj flokët kuqezi”, deklaroi futbollisti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?