FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I dehur mbi një Ferrari, aksidentohet Arturo Vidal

Mesfushori i Juventusit dhe i kombëtares së Kilit,  Arturo Vidal është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, në vendlindjen e tij.

Vidal është përplasur me automjetin e tij, një Ferrari të kuq. Mediat vendase raportuan se mesfushori po i jepte makinës në gjendje të dehur dhe në tejkalim të normave të shpejtësisë.

Vidal është shoqëruar në qelitë e policisë, ku do të mbahet deri në daljen para gjykatës, ditën e mërkurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari i Juves ,që pas  finales së Champions është larguar në vendlindje, për të marë pjesë në Kupën e Amerikës Latine me ekipin e tij kilian, konfirmoi aksidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Fatkeqësisht jam përfshirë në një aksident rrugor. Fatmirësisht jemi të gjithë mirë. Faleminderit që u shqetësuat për ne”, shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?