I “dëmtuari” rëndë, Duda i qeshur dhe i lumtur pas incidentit

Më një buzëqeshje që i rrezaton në fytyrë, lojtari që u godit  nga tifozët e Kukësit dhe u bë shkak i ndërprerjes së ndeshjes, Ondrej Duda duket sikur, 12 orë më pas sapo ka nisur pushimet e verës.

Nga sendi me të cilin u godit ai në “Qemal Stafa” sllovakut i ka mbetur vetëm një gërvishtje e vogël që me vështirësi dallohet.

Mesfushori i Legias ka postuar në profilin e tij “Facebook” një foto me diçiturën “gjithçka në rregull,” ku përshtypja e parë që vjen në mendje është kontrasti i fortë me imazhet që rezervoi në “Qemal Stafa:, në përballjen me Kukësin. Për t’i ardhur etij në ndihmë u thërrit madje edhe ambulanca për t’i fashuar kokën duke krijuar idenë e një dëmtimi serioz. Ishte episodi që mbushi kupën duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes. Fotoja e Dudës është postuar madje edhe në profilin zyrtar të Legias, ku diçitura është , “më në fund mund të marrim frymë lirisht”, por më shumë se sa një qetësim për gjendjen e lojtarit, imazhet e fotos nxjerrin në pah tentativën e klubit polak dhe futbollistit sllovak, për t’u viktimizuar në maksimum përballë gjestit të dënueshëm në “Qemal Stafa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polakët e kanë shfrytëzuar incidentin dhe atë gur që u hodh në fushë për ta përdorur si kapital për një kalim komod të turit në Europa League në kurriz të Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotot e postuara nga lojtari që u duk sikur “u vra me plumb” kanë bërë që të ndizet një luftë virtuale mes tifozëve polakë dhe atyre shqiptarë në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?