FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I fiksuar pas super makinave, Ronaldo prezanton “bishën” e re

“McLaren Senna” është makina e radhës super luksoze që përfundon në garazhin e Cristiano Ronaldos. Lajmin e ka dhënë vet sulmuesi portugez, i cili ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale, ndërkohë që pas disa minutash ka publikuar edhe një foto.

CR7 ka hyrë në shtëpinë e tij në Torino në makinën që është krijuar nga legjenda që ndërroi jetë, Niki Lauda. Makina është një luks absolut, teksa arrin për disa sekonda shpejtësinë maksimale prej 335 km/h.

Për të blerë një makinë të tillë duhen minimalisht 945 mijë euro. Gjithsesi Ronaldo nuk është i pari që ka një makinë të tillë, pasi edhe ish-piloti i Fortmula 1, Mika Hakkinen, e ka në garazhin e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

Enjoy ???

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on May 24, 2019 at 5:46am PDT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?