I lumtur për fitoren, Lorenzo: Rossi, rivali im më i madh

Jorge Lorenzo, spanjolli i Yamahas regjistroi fitoren e tij të 4-t radhazi në këtë sezon të “Moto Grand Prix”, duke e ngushtuar në vetëm 1 pikë disavantazhin me shokun e tij të skuadrës Valentino Rossi në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Doktori në fakt zhvilloi një paraqitje më shumë sesa pozitive duke rikuperuar disa pozicione në xhirot e fundit për ta përfunduar garën e Cmimit të Madh të Katalunjës në vendin 2-të. Në Montmelo podiumi u kompletua nga Daniel Pedrosa, ndërkohë që kampioni i Botës në fuqi, Marc Marquez edhe njëherë nuk arriti ta përfundonte garën pasi u rrëzua pas vetëm 3 xhirosh. Në qiellin e 7-t u shfaq përpara kamerave pas këtij suksesi piloti spanjoll i Yamhas, me Lorenzon që vendos kandidaturën për një tjetër titull në Moto Grand Prix, pas atyre 2 të fituar në vitet 2010 dhe 2012.

“Gjatë gjithë fundjavës ka bërë shumë nxehtë, dhe për mua ishte e vështirë të bëja një paraqitje të njëjtë me atë të provave zyrtare, pasi për më tepër Valentino u përmirësua shumë në garë. Kisha disa probleme me shpejtësinë por qëndrova i përqendruar dhe nuk bëra gabime, për këtë një meritë e ka edhe Rossi që më ushtroi presion gjatë gjithë garës. Mendoj se sekreti i fitoreve dhe i momentit të mirë që po kaloj është përqendrimi. Ishte thelbësore për mua të mos e humbisja këtë garë. Rossi? Ai është rivali im më i madh në këtë sezon dhe po e tregon këtë gjë nga gara në garë, Valentino di të marrë gjithmonë më të mirën nga vetja”.

Edhe vetë Valentino Rossi e cilësoi shumë pozitive paraqitjen e tij në Montmelo. Italiani e vuri theksin te fakti se u nis nga prapavija dhe nuk e kishte të thjeshtë të rikuperonte shumë pozicione. ”Arrita të besoja se mund edhe ta fitoja garën. Le të themi që tani kampionati është bërë akoma edhe më interesant nënvizoi në fjalën e tij Rossi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?