I mjaftojnë vetëm 2 minuta në Kupë, Sadiku rikthehet te goli me Legian (Video)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është rikthyer te goli me skuadrën polake të Legia-s. Në ndeshjen e Kupës së Polonisë kundër Dryteks Bytovia bomberi 26-vjeçar shënoi që në minutën e 2 të takimit.

Një asisit perfekt nga Dabrovski është shfrytëzuar më se miri nga Sadiku i cili nuk ka falur duke shënuar për t’i dhënë fund ngërçit të golit. Kur duhen edhe 20 minuta nga fundi për shkak se ndeshja u ndërpre në të 65-ën, Legia është duke udhëhequr me rezultatin 1-2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?