I morën barazim Elbasanit me 9 lojtarë, sulmohet pas ndeshjes autobusi i Pogradecit

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar pas ndeshjes mes Elbasanit dhe Pogradecit, ku autobusi i lojtarëve të kësaj të fundit është goditur me një send të fortë, duke i thyer xhamin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku nga një mjet tip “BMW” është qëlluar me diçka të fortë, e për pasojë njëri xham anësor i autobusit është thyer, duke rrezikuar jetën e lojtarëve, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Ndeshja e cila përfundoi 1-1 pati përplasje të forta që në fillimet e saj. Ndërsa liqenorët kanë arritur të marrin barazimin edhe pse luajtën me 9 lojtarë, për shkak se dy prej tyre dolën me karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?