I ndodh për herë të parë në histori Realit, asnjë spanjoll në fushë

Transferta e Real Madrid në Estadio de la Ceramica (Villarreal) ndaj Villareal do të hyjë në histori. Shkak është bërë vendimi i trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti për të mos aktivizuar asnjë spanjoll në këtë ndeshje kampionati nga minuta e parë.

Kjo ndodh për herë të parë në historinë e klubit. 11-shja titullare përbëhet nga tre francezë (Tchouaméni, Mendy dhe Benzema), dy brazilianë (Vini dhe Militao) , dy gjermanë (Rüdiger dhe Kroos) , një kroat (Modric) , një belg (Courtois) , një austriak (Alaba ) dhe një uruguaian (Valverde).

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?