FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I ofendojnë babanë në stadium, Tosun kërcënon tifozin me prerje fyti (VIDEO)

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në miqësoren e zhvilluar dje mes Tunizisë dhe Turqisë. Bomberi i Turqisë, Çenk Tosun ka shpërthyer 5 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt.

Pasi kishte shënuar më parë golin e avantazhit me penallti, Tosun është drejtuar nga shkallët e stadiumit dhe ka kërcënuar një tifoz, duke bërë gjestin e prerjes së fytit. Një veprim që është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.

Disa tifozë sipas mediave kanë sulmuar familjen e sulmuesit, dhe konkretisht babanë e tij që ishte i pranishëm në stadium. Ai e ka parë mjaft mirë ngjarjen, dhe më pas ka shkuar në drejtim të stolit të rezervave duke kërcënuar tifozët. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?