I shënoi dy gola Liverpoolit, sulmuesi i Watfordit: I bleva dele babait!

Sulmuesi Watford-it, Ismaila Sarr u bë i njohur për të gjithë gjatë këtij sezoni, teksa i shënoi dy gola Liverpoolit, duke i shkaktuar humbjen e parë në Premier League. Bomberi me origjinë nga Senegali, në fakt është blerja më e shtrenjtë në historinë e Watfordit, teksa ata paguan 27 milionë euro te Renne në fillim të sezonit të kaluar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sarr është shprehur se me paratë e fituara në Angli i ka bërë një dhuratë të veçantë babait të tij.

“Me paratë e fituara i kam blerë dele babait tim. Më parë ai nuk kishte një fermë, tani e ka një të tillë. Gjithmonë ka qenë ëndrra e tij”, është shprehur futbollisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon ka shënuar vetëm 5 gola në 18 ndeshje, por Sarr s’do të harrohet lehtë për dy golat kundër Liverpoolit të pathyeshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?