FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I theu rekordin, Pele ka një mesazh të bukur për Mbappe

Kylian Mbappe dje zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Argjentinës, duke qenë protagonisti kryesor i suksesit të madh të “Gjelave”.

Mbappe u bë futbollisti i dytë adoleshent, që shënon një dygolësh në një Botëror duke barazuar rekordin e Pele në vitin 1958, ku shënoi 2 gola në finalen e Botërorit ndaj Suedisë, ndeshje e fituar nga Brazili me rezultatin e thellë 5-2.

Menjëherë pas ndeshjes legjenda e Brazilit Pelè, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka uruar talentin francez për këtë rekord.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përgëzime Kylian. Duke realizuar dy gola në një ndeshje në Botëror në një moshë kaq të re ke hyrë në histori dhe të siguroj që do të jesh në shoqëri të mirë. Të uroj fat për ndeshjet e tjera, me përjashtim në ndeshjen ndaj Brazilit”, ka shkruar Pele.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?