“I vërtet është ky Topi i Artë?”, ja përgjigja që i ktheu Nedved Rabiot-it (VIDEO)
Adrien Rabiot ka kaluar ditën e parë si futbollist i Juventusit, teksa pas prezantimit është njohur me historinë e klubit në një vizitë që ka bërë në muzeumin që gjendet brenda stadiumit. Mesfushori francez është shoqëruar nga drejtuesit më të lart të klubit, presidenti Agnelli, Pavel Nedved dhe Paratici.
Rabiot u ndal me kuriozitet për të parë “Topin e Artë”, teksa pas një pauze i kërkoi zëvendës-presidentit Nedved: “A është e vërtet”.
Përgjigja e “arushës çeke” ishte e menjëhershme: “Po”. Kujtojmë që ky çmim u fitua në vitin 2003 nga Nedved pas një sezoni fantastik. /R.Lika-Koha Jone/
“Is it the real one?” ?
“Yes.” ✅?#JuventusMuseum pic.twitter.com/rMcW7AovgN— JuventusFC (@juventusfcen) July 2, 2019
KOHA JONË SONDAZH

