Ibra bën që Suedia të ëndërrojë: Kupa e Botës? Nëse dua, do të jem!
Ibrahimoviç bën që të ëndërrojë Suedia në Kupën e Botës. “Drejtuesit e Kombëtares më telefonojnë çdo ditë, më pyesin si jam dhe se çfarë do të bëj. Por duhet ta mendoj”, ka thënë sulmuesi më i ri i Los Angeles Galaxy.
“Nëse ndihem mirë, dhe jam gati për të dhënë atë që duhet, porta është e hapur. Nëse dua, do të jem, në të kundërt jo. Kam dëshirë që të luajë futboll, të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë suedezi.
Pas eliminimit të hidhur nga “Euro 2016”, Zlatan Ibrahimoviç ka lënë të kuptohet se nuk do të veshë më fanellën e Suedisë, por mesa duket ai ka ndryshuar mendim tashmë. /Koha Jonë./
KOHA JONË SONDAZH

