Ibra rinovon me PSG, ose ndryshe e pret kalimi te Milan
Javë e nxehtë për Milanin për sa i përket merkatos. Në listën e Gallianit janë emra të rëndësishëm, për ta kthyer skuadrën kuqezi në nivelet më të larta. Firma me Jackson Martinez konsiderohet thjesht një formalitet, ndërsa mbeten të komplikuara tratativat për kthimin në “San Siro” të Zlatan Ibrahimoviç. Gjiganti suedez, pasi shënoi dopietë me kombëtaren në eliminatoren ndaj Malit të Zi, shpjegoi se arsyet familjare e shtyjnë drejt rikthimit në Serinë A.
Për këtë arsye 33-vjeçari ka planifikuar një udhëtim drejt Katarit bashkë me menaxherin e tij Mino Raiola, për të bindur presidentit e Paris Saint Germain që ta lërë të lirë. Në fakt, sipas Gazzetta Dello Sport, Ibra kërkon të bëjë presion presidentit të PSG, i cili ose duhet t’i rinovojë kontratën, ose ta lërë të lirë t’u bashkohet kuqezinjve.
Berlusconi kanë ndërmend t’i ofrojë suedezit një kontratë 2-vjeçare në bazë të së cilës do të përfitojë 9 milionë euro në sezon. Nëse Ibra do të jetë dakord, kontrata mund të nënshkruhet për 3 vjet, por për 6 milionë euro në sezon.
Përsa i përket sulmuesit kolumbian Jakson Martinez, Galliani është i qetë. Futbollisti ka zgjedhur kuqezinjtë, edhe pse mungon zyrtarizimi. Për sa i përket mesfushës, mbetet e nxehtë pista Kondogbia, i cili mund të vihet nën urdhrat e Mihajloviç për 29 milionë euro, plus bonuset. Për talentin e Monakos interesohet edhe Reali i Madridit.
Mihajloviç ka kërkuar gjithashtu edhe dy mbrojtës qendre. Gjatë javës Galliani pritet të nisë kontaktet me Borussian për Mats Hummels.
KOHA JONË SONDAZH

