Ibrahimovic hap dyert e rikthimit: Milano është shtëpia ime e dytë!

Zlatan Ibrahimovic i ka hapur dyert rikthimit te Milani. Sulmuesi suendez i cili është aktivizuar për 2 sezone te kuqezinjtë nga 2010-ta në 2012-ën duke shënuar 56 gola në 85 ndeshje, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” i ka hapur dyert rikthimit të tij te Milani duke bërë të lumtur të gjithë tifozët e klubit 7-herë kampion Europe që kërkon një emër të madh në skuadër për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në kampionat.

 

“Milano nuk është qyteti im i dytë, por është shtëpia ime e dytë”, deklaroi Zlatan. I cili më pas shtoi: “Kam kujtime të jashtëzakonshme nga ai qytet, dhe aty jeton një nga personat tek i cili kam më shumë besim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Ibrahimovic interesohet edhe Bologna me trajnerin Sinisa Mihajlovic që është një fans i madh i suedezit, por gjasat janë që 38-vjeçari të pranojë ofertën e Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht distancës ekonomike fjalët e suedezit se nëse bëhet fjalë për një projekt që e stimulon ai mund të luajë deri në 50-vjeç, i japin shpresë Milanit dhe shanset që Zlatan të riveshë fanellën kuqezi po vinë në rritje nga dita në ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?