Ibrahimovic ka ndryshuar pozitivisht Milanin, e thonë statistikat

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic ka dhënë menjëherë rezultat tek Milani. Në rastin konkret nuk flitet për pjesën e golave, pasi bomberi ka pak ditë që i është bashkuar ekipit edhe pse rrugën e rrjetës ka mundur ta gjejë, por Zlatan po e ndihmon Milanin edhe në aspektin teknik por edhe atë moral. Ky është një fakt që është pranuar nga shumë futbollistë të djallit, por edhe nga vetë trajneri Stefano Pioli. Duke hequr sfidën kundër Sampdorias e përfunduar në barazim pa gola, në të gjitha takimet e tjera të zhvilluara, kuqezinjtë kanë gjetur golin.

Në tre ndeshjet e fundit janë 8 gola të shënuar. Më shumë të gabit  thjeshtësia për të realizuar diçka që nuk shihej prej kohesh tek djalli. Ardhja e Ibrahimovic duket sikur i ka dhënë më shumë besim në vetvete sulmuesve të tjerë, duke përjashtuar spanjollin Suso i cili me shumë mundësi do të largohet nga Milani. Piatek, Rafael Leao, Castillejo të gjithë kanë gjetur golin gjatë këtyre ditëve, madje edhe një mbrojtës si Theo Hernandez është kthyer në një golashënues tek djalli. I fundit ishte Ante Rebic vendimtar për kuqezinjtë në ndeshjen me Udinesen.

Sulmuesi suedez ka aftësinë për t’u përcjellë shokëve të tij grintën që u mungonte në ndeshjet e fundit, pasi përmbysja ndaj Udineses mbi të gjitha ishte një fitore karakteri që mungonte prej kohësh te ekipi kuqezi. Pas afrimi të gjigantit suedez formacioni i Milanit varet gjithçka nga Ibrahimovic. Ai u shpreh menjëherë se donte Leao-n në majën e sulmit dhe kjo dëshirë i është plotësuar në të gjitha ndeshjet, duke luajtur së bashku me të. Rezultatet deri më tani i kanë dhënë të drejtë, por mbetet të shihet nëse skuadra kuqezi do të ruajë vazhdimësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?