Ibrahimovic po përgatit rikthimin e madh te skuadra e Milanit

Humbja turpëruese ndaj Atalantës me rezultatin e thellë 5-0 ishte një goditje e madhe për Milanin, por lajmi i mirë lidhet me Zlatan Ibrahimovic që është shumë afër transferimit te kuqezinjtë.

Bomberi suedez shikohet si zgjidhja e problemeve që ka Milani në sulm dhe jo vetëm dhe mesa duket palët kanë arritur një akord për rikthimin e 38-vjeçarit te skuadra që tashmë drejtohet nga Stefano Pioli.

Ibrahimovic i ka ndezur dritën jeshile Milanit dhe gjasat janë shumë shpejt të nisë aventurën e tij të dytë me 7-herë kampionët e Europës, për të ndihmuar Milanin të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?