FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimoviç rrezikon një dënim të rëndë pasi bëri për spital mbrojtësin (VIDEO)

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç mund të përballet me një dënim të rëndë në kampionati amerikan të futbollit pas një ndërhyrje brutale që ka bërë ndaj mbrojtësit libian Mohamed El Monir.

 

E gjitha ka ndodhur gjatë derbit të Los Angelesit, ku Ibrahimoviç përveç 3 golave të mrekullueshëm ka bërë për spital mbrojtësin e ekipi rival, duke e goditur me bërryl gjatë një dyluftimi në ajër.

Swiss Digital Desktop Reklama

27 vjeçari ka pasur një frakturë në kafkë dhe i është nënshtruar një operacioni për kurimin e saj. Komisioni i Disiplinës në Major League Soccer po analizon pamjet filmike të përplasjes mes dy gjigantëve dhe mendohet se suedezi do të përballet me një dënim të rëndë për këtë ndërhyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?