Ibrahimovic shfaqet me një “look” të ri dhe në super formë fizike

Zlatan Ibrahimovic zbuloi një model të ri flokësh me gërsheta teksa pushonte në një plazh në Florida përpara rikthimit te Milani për rifillimin e kampionatit.

41-vjeçari në fakt nuk ka zbritur asnjë minutë në fushë këtë sezon, pasi ju nënshtrua një operacioni në gju. Suedezi synon rikthimin në fushë për ndeshjen kundër Tottenham në Champions, gjatë muajit shkurt.

Por për momentin ai mbetet mijëra kilometra larg nga pjesa tjetër e ekipit të tij. Forma e tij fizike është e jashtëzakonshme, teksa një gjë trë tillë e konfirmojnë dhe fotot e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I vetmi ndryshim i dukshëm është prerja e flokëve me gërsheta, duke ndryshuar “look”-un e tij për vitin 2023. Ibrahimoviç nuk ka dhënë asnjë indikacion se po mendon të largohet nga futbolli edhe pse ka mbushur 41 vjeç në tetor. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Zlatan Ibrahimovic dukej i shqyer si kurrë në plazhin e Majamit

Ai është duke u rikuperuar nga operacioni në gju që nga vera e kaluar

Ai kreu edhe disa truke në rërë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?