Icardi deri më 2019 me Inter, gati rinovimi
Mauro Ikardi është gati të firmosë kontratën që do ta lidhë me Interin deri në 30 qershor të vitit 2019. Natyrisht që do të përfitojë më shumë, sulmuesi argjentinas në fakt do të bëhet futbollisti me pagën më të lartë në grupin zikaltër, natyrisht këtu bëhet fjalë për lojtarët aktualë. Për të zgjidhur dhe detajet e fundit të një negociate që zgjaste prej 3-4 muajsh ka shërbyer takimi i së martës në Pinettina ku ka qenë prezente dhe e famshmja Wanda Nara dhe avokati i saj. Sic bëjnë të ditur mediat italiane , miratimi i të dashurës së Ikardit që e ka bërë atë një personazh serial të rubrikës Gossip ka qenë vendimtar për arritjen e akordit. Ikardi do të fitojë 4 milionë euro në sezon, ndërsa të ardhurat nga të drejtat e Imazhit do të ndahen në mënyrë të barabartë mes tij dhe klubit zikaltër. Me rinovimin e Ikardit Interi zgjidh një cështje të rëndësishme pasi ishin disa klubet që kishin trokitur duke kërkuar shërbimet e sulmuesit argjentinas. Pasi ka sistemuar cështjen e tij Mancini mund t’ia dedikojë vëmendjen e tij Yaya Toure, afrimi i të cilit te zikaltërit sipas mediave italianë është shumë pranë.
KOHA JONË SONDAZH

